Mourinho provokon sërish Juven me këtë gjest (FOTO LAJM)

Jose Mourinho dhe tifozët e Juventusit asnjëherë nuk bëjnë paqe.

Pas ndeshjes Juve-Milan që u bë virale, ishte gjesti i Mourinhos kundrejt tifozëve bardhezi.

Curva Sud e Juventusit e fishkëllyen gjatë tërë ndeshjes, teksa Mourinho në fund të saj ua ngriti tre gishta, duke ia kujtuar ‘tripletën’ e fituar me Interin.

Të njëjtën gjë Special One kundrejt tifozëve të Juventusit e kishte bërë edhe vite më parë sa ishte trajner i Manchester United.

Mourinho pas ndeshjes ka folur për DAZN duke shpjeguar gjestin e tij kundrejt tifozëve bardhezi.

“Natyrisht tifozët e Juventusit nuk janë të dashuruar me mua. Momenti më i vështirë për ta ishte kur fitova tripletën me Interin. Gjithsesi me lojtarët, stafin teknik dhe drejtuesit ka respekt reciprok”, ka deklaruar Mourinho.


Shtuar 18.10.2021 14:26