Lori Hoxha, pasioni për modën dhe udhëtimet (FOTO-LAJM)

Lori Hoxha është e apasionuar pas modës dhe udhëtimeve. Gjaë një bisede në ‘Pasdite në Top Channel’ ajo shpjegoi se kishte edhe një blog personal ku postonte foto dhe komente nga jeta e saj.


Zakonisht zgjedh një vend ku ka pamje të bukur. Bëj disa foto ku njëra duhet të tregojë të gjithë trupin, në mënyrë që të shihen edhe këpucët. I hedh në kompjuter, i seleksionoj dhe i publikoj më pas në blogun tim. Zakonisht i shoqëroj me komente se ku janë bërë fotot, çfarë kam veshur dhe pse i kam veshur”, tregon Lori.


Në lidhje me përgjigjet që vijnë nga përdoruesit e internetit, e reja tregon: “Ka nga të gjitha: komente të mira, kritika dhe nga ato që i kalojnë kufijtë. Kam 110 mijë klikime në blog kështu që ka opinione të ndryshme. Unë nuk i fsheh kritikat e sinqerta që më ndihmojnë të përmirësohem.”


Lori zakonisht shkruan në gjuhën angleze në blog dhe shpjegon arsyen: “Unë kam studiuar jashtë dhe kam folur përditë anglisht. Gjithashtu blogun tim e ndjekin edhe miq nga shkolla ime në Itali ku ishin nga shumë vende të botës. Dua që edhe ata të më kuptojnë. Fillimisht zgjedh atë që është më e përshtatshmja e më pas veshja duhet të aprovohet. Së pari është prova e pasqyrës dhe pyes gjithashtu familjarët”, thekson Lori.

Gjithsesi, kriteri kryesor duket se është komoditeti: “Nëse unë nuk ndihem komode me një veshje të caktuar, nuk e vesh. Sado që të më thonë se dukem mirë, rëndësi ka se si ndihesh ti me veshjen.” /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2012, ora 10:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori