Lori Hoxha merr të gjithë vëmendjen në dasmën e Sarës dhe Ledionit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Që prej ditës së premte në media po shkruhet kudo për dasmën e Ledion Liços dhe Sara Hoxhës e cila është mbajtur mbrëmjen e së shtunës në Komo të Italisë.

Kurioziteti ka qenë i madh kjo për shkak se familja dhe të ftuarit kanë publikuar foto vetëm ditën e djeshme.

Ndërkohë që fustanin e nuses e zbuluam, e dyta për nga rëndësia por edhe kurioziteti ka qenë veshja e Lori Hoxhës, motrës së saj. Pak minuta më parë Lori ka publikuar në Instagram veshjken që zgjodhi për dasmën e Sarës dhe Ledionit.

Ndryshe nga gjithë të ftuarat, Lori ka zgjedhur një kostum në ngjyrë të kuqe të “Dolce Gabbanna”-s. Kostumi me mëngë të gjata, e ka kombinuar me një cantë në ngjyrë të kuqe, vathë dhe këpucë të zeza.

Ky kombinim ka qenë një zgjedhje e zgjuar e Lorit pasi ajo duket shumë bukur.
Shtuar më 13/08/2018, ora 14:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori