Lori Hoxha: Boll u morët me mua, një fjalë merr edhe jetë
Pëlqej
Komentet e fundit të ardhura në adresë të Lori Hoxhës e kanë shqetësuar tej mase, aq sa ajo të shkruajë diçka në drejtim të personave që ofendojnë.

Bukuroshja i ka dhënë shuplakën e radhës femrave të cilat mundohen me çdo kusht të hedhin një shashkë dhe të largohen pa lënë gjurmë.

Për të, kjo është kthyer në një mankth, ndërsa kërkon që gjithçkaje ti jepet fund. Mesazhi që është përcjellë nga ajo është postuar në Instagram.

"Shumë rrallë i lexoj komentet online. Më janë bërë fobi dhe kam frikë të futem se mos lexoj ndonjë gjë që do ma kthejë ditën mbrapsht. Jo sepse ato njerez kanë vlerë, por sepse ti e di që ti ke shumë më shumë vlera se ai koment.

Dhe e di çfare vret më shumë? Që 99% të komenteve negative janë të shkruara nga femra. Më fal, jo negative, se negative është fjalë shumë e vogël, por komente me urrejtje.

Po thoja, FEMRA! Femra që do sjellin në jetë femra, e do i mësojne atyre vajzave që të bëhen të zonjat e vetes dhe mos të hidhen poshtë nga meshkuj e nga femra qe do mundohen ti mposhtin. Po ku do kenë gojë këto femra?

Kur sa herë që shohin një trendafil do ja gjejnë gjembin. Kur sa herë shohin një gjëmb, do thonë ishte më i mirë ai gjëmbi tjetër. Si do i thonë këto femra vajzave qe janë të bukura, ashtu siç i ka bërë Zoti: të gjata ose të shkurtra, bionde apo brune, flokë të gjata ose pa flokë, e dobët apo e shëndoshë.

Se kuptojne këto femra që çdo femër është e bukur dhe ka të drejtën ta shohi veten si të tillë? Se kuptojne këto femra që një fjalë vret, e një fjalë merr dhe jetë?

Se kuptojne këto femra që femrat i drejtohen kirurgut vetëm prej këtyre femrave? Nuk kanë dëgjuar këto femra për vajza e djem që nga fjalet e njerëzve që i rrethojnë i kanë thenë lamtumirë kësaj jete e atyre njerëzve që me të vërtetë i donin? Më ka pëlqyer një shprehje e Enistein që thoshte: E keqja nuk ekziston por është mungesa e të mirës.

Unë jam e mbushur me të mirë. Kam një zemër që s'ma pranon të keqen dhe ndoshta prandaj lëndohem, e do rris vajza, ndoshta jo më të bukurat, e jo më të zgjuarat, por do i rris me zemër të mirë.

Me idenë që vlejnë më shumë se një fjale e me idenë qe kur mos të duan, të injorojnë. E ju zonjave ju uroj femijët më të bukur që të mos ti shajë njeri, që të kemi shpresa për një botë më të mirë.

Bukuria një ditë do venitet e të gjithë do matemi nga bukuria e shpirtit. Përgatituni për atë ditë", shkruan ajo. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2014, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori