Plas sherri mes gjimnazistëve në Vlorë, nën hetim edhe mësuesi

Një sherr mes dy gjymnazistësh ka ndodhur këtë të enjte jashtë një shkolle në fshatin Novoselë të Vlorës.

Për rrjedhojë policia ka nisur hetimet për dy nxënësit dhe për mësuesin e shkollës.

Nuk dihet ende motivet e konfliktit. Mësohet se gjatë kontrollit fizik, 17-vjeçarit iu gjet një përforcues grushti, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi poicisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. O., 53 vjeç (mësues në shkollën e fshatit Novoselë) dhe për dy nxënës të kësaj shkolle, njëri prej tyre 16 vjeç (djali i shtetasit A. O) dhe tjetri 17 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht, jashtë ambienteve të shkollës, për motive të dobëta.
Gjatë kontrollit fizik,17-vjeçarit iu gjet një 1 përforcues grushti, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

/albeu.com/