Loredana në zi, humb njeriun më të shtrenjtë
Sot është një ditë shumë e trishtë për reperen Loredana Zefi.

Babai i saj është ndarë nga jeta. Këtë e bëri të ditur vetë reperja me anë të një postimi në Instastory ku shkruante:

“Faleminderit baba që bëre më të mirën për ne deri sot. Unë të dua dhe lutem që ti të jesh mirë atje lart. Për miqtë e mi që më ndihmojnë në këtë kohë të vështirë, ju falënderoj nga zemra”,

Gjithashtu dhe bashkëshorti i saj Mozzik është bashkuar me dhimbjen e familjes Zefi.

Reperi shkruan se do ta kujtoj sa të jetë gjallë.

"Baba Lush, pusho në Paqe! Zoti ta mëshiroftë shpirtin tënd të mirë e të butë. Do të kujtojë sa të t’jam gjallë”, ka shkruar MozzikInstastory.
Shtuar më 30/05/2019, ora 10:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori