Ditën e djeshme, çifti shumë i njohur i shoëbizit shqiptar,
Mozzik dhe
Loredana, lançuan bashkëpunimin e tyre të parë.
Kënga 'Bonnie & Clyde' u shpërnda e u pëlqye ngado, duke kaluar brenda 24 orësh 1 milionë klikime në Youtube.
Në intervistë për një gazetë zviceriane, "20 Minuten",
Loredana ka
rrëfyer për herë të parë eksperiencën e saj si repere e re, e cila padyshim ka korrur sukses të madh.
E pyetur nëse do të sillte bashkëpunime me persona të tjerë ajo u përgjigj "Sigurisht", mirëpo ajo çfarë ka thënë për
Mozzik ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve, shkruan Xing.
Loredana ka
rrëfyer se i ka vënë si kusht të dashurit të saj të mos bashkëpunojë me asnjë femër
tjetër përveç saj. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2018,
ora 14:05