Performancat e këngëtares Lorde kanë qëne të shkëlqyera, por
fansat e saj janë çuditur me zërin e saj potent, aq sa menduan se këndoi me "
playback”.
Teksa ka performuar në “Saturday Night
Live” gjatë fundjavës, teleshikuesit janë impresionuar aq shumë nga performanca e 19-vjeçares me Disclosure, aq sa e kanë akuzuar atë se nuk ka kënduar “
live”.
Lord ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale duke u shprehur: “Uau, fakti që disa njerëz mendojnë se unë isha duke kënduar me “
playback”, është një kompliment i mrekullueshëm.
Nuk mund të rri pa thënë se kurrë nuk kam kënduar dhe kurrë nuk do të këndoj me "
playback". /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2015,
ora 16:15