Klasifikimi i pėrvitshėm i revistės Forbes, ndėr 100 tė famshmit mė tė pasur dhe tė fuqishėm tė botės, kėtė vit ka pozicionuar nė
vendin e parė kėngėtaren, aktoren por edhe kėrcimtaren Jennifer
Lopez, e cila ka zbritur nga froni kėngėtaren Lady Gaga dhe mposhtur njėkohėsisht njė ikonė tė medias amerikane, Oprah
Winfrey.
Njė listė kjo e cila nuk ka tė bėjė vetėm me fitimet e tė famshmėve, por edhe praninė e rolin e tyre nė arenėn e veprimtarive artistike pėrgjatė njė viti.
Por mė shumė se sa ka
fituar betejėn me dy tė famshmet,
Lopez ka pasur njė sfidė tė jashtėzakonshme me veten, pasi 42-vjeēarja njė vit mė parė ka qenė vetėm nė
vendin e 50-tė.
Pėrgjatė 12 muajve tė shkuar, sipas llogarive tė pagabueshme tė Forbes, ajo ka
fituar plot 52 milionė dollarė dhe njė pjesė tė mirė tė tė ardhurave dhe famės i ka
fituar falė pranisė sė saj nė spektaklin e talenteve, American Idol.
Duket se ky ka qenė vėrtet njė vit tepėr i rėndėsishėm nė karrierėn e kėngėtares, e cila pak javė mė parė shpalli edhe mbajtjen e njė turneu botėror sė bashku me njė tjetėr kėngėtar tė suksesshėm, Enrique Iglesias.
Oprah
Winfrey mundi tė pozicionohej vetėm nė
vendin e dytė. Ky qe njė vit i rėndėsishėm pėr tė sepse transmetimin e emisionit tė saj tė famshėm e kaloi nė OWN TV Network.
Vendi i tretė ishte rezervuar pėr kanadezin e muzikės pop, Justin Bieber, 18-vjeēari i cili ka qenė jo pak i suksesshėm. Ndėrsa, pėr tė parėn herė ka hyrė nė kėtė listė kėngėtarja Rihanna.
Shtuar më 18/05/2012,
ora 16:55