EMRI/ E përplasi makina tek udhëtonte me motorçikletë, 34-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë pranë ish-sheshit Shqiponja në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme ku ka mbetur i plagosur Denis Bregu 34 vjeç.

Bregu ka qenë duke udhëtuar me një motoçikletë në momentin që është përplasur nga një makinë.

Ai ka marrë dëme të mëdha dhe është dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim nga policia.  /albeu.com/

 

 


Shtuar 15.09.2021 16:32