Trupi i emigrantes u gjet i dekompozuar në Greqi, del sot para gjykatës autori i dyshuar i vrasjes, lëvizjet që e “tradhtuan”

Sot, 21 qershor, del para Gjykatës 32-vjeçari nga Bangladeshi, i cili akuzohet për vrasjen e 27-vjeçares në ishullin e Ko në Greqi. Autoritetet greke po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes misterioze të polakes fatkeqe.

Mesazhet që e ndjera shkëmbeu me të dashurin e saj pak para se të zhdukej, analizat e ADN-së në shtëpinë e 32-vjeçarit nga Bangaldeshi tregojnë se ai është autori kryesor i vrasjes së 27-vjeçares, Anastazia.

32-vjeçari është regjistruar nga kamerat e sigurisë në Marmari duke u larguar nga një supermarket pranë shtëpisë së tij me viktimën, ndërsa në një video tjetër shihet duke tërhequr para nga një bankomat  dhe duke kërkuar informacion për bileta avioni.

Sakaq ka dyshime se autori nuk ka vepruar vetëm dhe se dikush e ka ndihmuar për të transferuar trupin e pajetë të Anastazias, i cili u gjet në një zonë të shkretë në gjendje të dekompozuar, i mbështjellë me qese dhe i mbuluar me degë e barishte.

Në lidhje me ngjarjen policia mori në pyetje disa herë të dashurin e 27-vjeçares, gjithashtu nga Polonia. Por deri më tani nuk ka asnjë fakt që të dëshmojë përfshirjen e tij në krim, ndonëse dyshohet se e dinte se ku ndodhej partnerja e tij dhe nuk shkoi ta ndihmonte.

Mesazhet e fundit që shkëmbeu çifti mbrëmjen e 12 qershorit

Protothema.gr shkruan se , 27-vjeçarja, e cila ka shkuar në shtëpinë e 32-vjeçarit nga Bangladeshi në orën 20.40 të së hënës mbrëma, dyshohet se një orë e njëzet minuta më vonë ka kontaktuar me partnerin e saj, duke e informuar për vendndodhjen e saj. 27-vjeçarja dyshohet se i tha partnerit të saj polak se nuk ndihej rehat në shtëpinë e 32-vjeçarit pasi mendonte se ishte në rrezik dhe në fakt vajza e vrarë dyshohet se ka kërkuar ndihmën e të dashurit, për ta marrë nga shtëpia e 32-vjeçarit nga Bangladeshi.

Informacionet që ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht thonë se pavarësisht apelit të dëshpëruar të 27-vjeçares, partneri i saj polak nuk është mobilizuar menjëherë edhe pse të dy kanë komunikuar me mesazhe.

“Nuk e njihnim 32-vjeçarin nga Bangladeshi”, thotë partneri i Anastazias 28-vjeçari duke folur për protothema.gr pohoi se as ai dhe as Anastazia nuk e njihnin 32-vjeçarin e arrestuar.

“ Nuk e njohim njeriun nga Bangladeshi që është arrestua. Ai nuk ishte as shok e as koleg nga puna e saj”, tha ai, ndërsa nuk e fshehu trishtimin për përfundimin tragjik të kërkimit për 27-vjeçarin.

“Jam në gjendje shumë të keqe psikologjike. Së bashku me mamanë e Anastazias bëmë gjithçka për ta gjetur dhe kishim një shpresë që ajo të ishte gjallë” , tha ai.
Nëna dhe partneri i Anastazias nisen për në Poloni

Policia i ka dhënë leje nënës 27-vjeçares dhe partnerit të saj për t’u larguar nga ishulli Ko, por i ka kërkuar që të qëndrojnë në dispozicion kur t’iu kërkohet nga policia. Rasti ka ngjallur interes të madh në Poloni, me ambasadën e vendit që dërgoi një përkthyes në ishull për të mësuar nga afër se çfarë po ndodh në procesin para-hetues./albeu.com/