Pse nuk del përballë në shesh? Rama: Është humbje kohe për mua të dëgjoj sharje dhe akuza nga pseudoprotestat

Ndërsa poshtë zyrës së tij ndodhen mijëra qytetarë në protestë kundër çmimit të naftës, kryeministri Edi Rama ka dalë në një komunikim live në Facebook. Një qytetar i ka kërkuar të dalë poshtë, ndërsa Rama i është përgjigjur duke i thënë:

“Nuk kemi si dëgjohemi përpara. Jam i gatshëm të dëgjojë dhe të dëgjohem, por të shahem, të akuzohem dhe të përballem me ulërima mbi bazë fatesh të sajuara është humbje kohe për mua dhe e pavlefshme për ata për të cilët jam këtu”. Për fjalim dal me qejfin më të madh, por për të mbajtur një fjalim ku të dëgjohem, jo ku nuk lejohem të flas. Ju vazhdoni me rrëzimin e komunizmit, ndërsa ne do të vazhdojmë me përpjekjen tonë në krah të njerëzve të zakonshëm. Në krah të atyre që nuk kanë X5 për të bllokuar rrugën, në krah të atyre që nuk kanë iPhone të fundit mbi 1 mijë euro për të ndezur dritat e pseudoprotestave. Në krah të atyre që na kanë në krahë gjithmonë”./albeu.com


Shtuar 10.03.2022 19:09