Tërmeti në Turqi dhe Siri, Meksika dërgon qentë e famshëm të kërkim-shpëtimit

Meksika, një vend ku tërmetet janë të shpeshta, po dërgon një grup prej 16 qensh kërkim-shpëtimi në Turqi.

Qentë fituan zemrat e meksikanëve kur kërkuan rrënojat e tërmetit që goditi Mexico City dhe rajonet e afërta në 2017, duke vrarë qindra njerëz.

Më e famshmja prej tyre, Frida, që shpëtoi 12 njerëz gjatë karrierës së saj, vdiq nga pleqëria tre muaj më parë.

Por disa nga qentë me përvojë që kanë punuar përkrah Fridës në 2017 janë pjesë e ekipit, si Ecko.

Ministri i Jashtëm i Meksikës Marcelo Ebrard postoi në Tëitter foto të qenve pak para nisjes.

Tërmeti më vdekjeprurës i Meksikës ndodhi në vitin 1985, kur të paktën 5,000 njerëz u vranë në kryeqytet dhe rrethinat e tij.


Shtuar 7.02.2023 17:29