Nuk ka gjetur ende fitore, Shevchenko: E dija se do ta kisha të vështirë, ja kush na ka penalizuar

Trajneri i Genoas, Andriy Shevchenko, ka folur për faqen zyrtare në kuadër të ndeshjes kundër Juventusit:

“Sigurisht që para se të vija këtu e dija, duke pasur parasysh kalendarin, për vështirësitë që do të gjeja. Nuk i prisja dëmtimet e shumta që po penalizojnë në këtë moment”, tha ai.

Çfarë prisni nga Juventusi?

“Juve është gjithmonë Juve, një ekip i madh me shumë kampionë dhe lojtarë të rëndësishëm. Ka shumë cilësi dhe Allegri është një trajner i madh, këtë e tregojnë numrat. Ai është një motivues që di të menaxhojë mirë grupin. Ai merr maksimumin nga të gjithë lojtarët dhe e ka dëshmuar këtë shumë herë”.

Ndërkohë, në 3 ndeshje në krye të Genoas, legjenda ukrainase ka regjistruar një barazim dhe dy humbje. Pas 15 javësh, Genoa mban vendin e 18 me 10 pikë. /albeu.com/


Shtuar 4.12.2021 13:53