Lindi më 28 nëntor, partnerja e Gold AG ndan tortën e veçantë për Guerilin (FOTO LAJM)

Më 28 nëntor, reperi i njohur shqiptar Gold AG dhe partnerja e tij Ermira janë bërë prindër për herë të parë.

Djali i tyre ka ardhur në jetë Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, ndaj kjo ditë është bërë akoma më e veçantë për reperin.

Në llogarinë e tij në Instagram, ai dha lajmin e bukur që është bërë prind për herë të parë, ndërsa publikoi edhe një foto me të birin.

Baba e bir kanë “trokitur” grushtat, ndërsa Gold AG ka shkruar krahas postimit fjalët më të bukura, duke zbuluar edhe emrin e veçantë të djalit.

I vogli i tyre është quajtur Gueril, teksa tregon se emrin e të birit e vendosi pikërisht data në të cilën ka lindur.

Ditën e sotme edhe bashkëshortja e Arianit, Ermira, nuk i ka kursyer fjalët e ëmbla për të voglin që ka ardhur në jetë në një ditë kaq të shënuar.

Ajo ka treguar gjithashtu tortën super të veçantë për të birin, me flamurin shqiptar kuq e zi ku shkruhej “Mirë se erdhe Gueril”.

Faleminderit zot, për dhuratën më të bukur në jetë djalin tonë, faleminderit dashni @arianagushi, tash dashnin tonë e bën edhe më të plotë Guerili. Lindi më 28 nëntor në një datë të veçantë për popullin tonë e qoftë i veçantë për ne dhe për të gjithë kombin. Faleminderit të gjithëve për urimet e shumta që i keni dërguar e ua kthefshim në të mirë e në gëzimet tuaja.”- shkruan ajo.

Shtuar më 02/12/2020, ora 13:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori