Lindi i propozoi, Venera tregon arsyen e dhimbshme pse nuk fejohen
Këngëtari Lind Islami ia propozoi partneres së tij, Venera Lumanit gjatë një udhëtimi në Barcelonë.

Por edhe pse ne pritëm që dy këngëtarët e talentuar të fejohen, ata nuk përcollën gjë.


Eftuar te “Rudina”, këngëtarja rrëfeu arsyen që e shtyn dyshen të mos organizojë një festë qoftë edhe private.

“Akoma nuk kemi bërë një darkë familjare për të mbledhur dy familjet. Arsyeja përse nuk e kemi realizuar një festë për fejesën është gjendja shëndetësore e gjyshërve të mi.”

Më tutje, Lumani sqaroi:

“Ata nuk janë mirë. Jam shumë e lidhur me gjyshërit sepse unë jam rritur me ta. Mami dhe babi kanë patur detyrimet e tyre dhe unë kam qenë gjithë kohës me ta.”

Pavarësisht se çifti bashkëjeton prej kohësh, Venera ka rrëfyer se martesa është ende shumë larg për ta. /albeu.com/
Shtuar më 27/11/2018, ora 20:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori