Sherr i rëndë në familje, 21-vjeçari ther me thikë babain e vëllain në Durrës

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim shtetasin B. Sh., 21 vjeç, banues në Krujë pasi gjatë një sherri në familje ka goditur vëllain dhe babain me thikë.

Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë autori është larguar me shpejtësi nga banesa dhe po punohet për kapjen e tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 27.08.2021, në orën 18:00, në fshatin Zezë, Krujë, shtetasi B. Sh., 21 vjeç, banues në Arrameras, Krujë, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit B. V., 59 vjeç dhe D. V., 34 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, (baba e bir), të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e autorit. /albeu.com/

 


Shtuar 28.08.2021 12:03