Linda Halimi triumfon, mahnit jurinë e “American Idol” (VIDEO)
Ashtu sikundër ishte paralajmëruar ditë më parë, Linda Halimi ka debutuar në talent shown “American Idol”.

Këngëtarja është prezantuar me këngën “It’s a Man’s World”, ku paraqitja e saj u vlerësua lartë nga anëtarët e jurisë së showt si Jennifer Lopez, Harry Connick dhe Keith Urban.

J.Lo ka thene se “Linda ka një zë të fuqishëm dhe do të donte ta shihte në fazën e ardhshme të garës”. Pro saj votuan te tre anëtarët e jurisë.

Faqja zyrtare e spektaklit në rrjetin social Facebook, i ka kushtuar vëmendje të veçantë Lindës duke i publikuar një video për të cilën thotë “Çfarë historie frymëzuese…dhe ajo ka shumë talent”. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2016, ora 09:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori