Pas Berishës, sot paraqiten në prokurori Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi

Ditën e sotme pritet të paraqiten në Prokurori për të dëshmuar rreth protestës së 8 janarit kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe sekretari i përgjithshëm i kësaj force politike Gazment Bardhi.

Kujtojmë se një ditë më parë u paraqit në Prokurori ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti Flamur Noka.

Ata do të pyeten edhe për akuzat se brenda selisë blu ka pasur persona të armatosur dhe me precedent penal. Basha e Bardhi do të pyeten gjithashtu nga prokurorët e rrethit edhe për dhunën me mjete të forta si dhe përdorimit të bombolave anti-zjarr nga personat që ndodheshin brenda gjatë tentativës së protestuesve të Berishës për t’u futur në seli./albeu.com/