Linda Halimi reagon për këngën e Eneda Tarifës?
Këngëtarja Linda Halimi ka reaguar për këngën e Eneda Tarifës, ndërsa ironia therëse ishte pjesë e statusit të saj. “Fairytale”, versioni anglisht i këngës së Enenda Tarifës, e cila do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion, ka vetëm dy ditë që është publikuar.

Pavarësisht se një pjesë e publikut e pëlqyen dhe e mbështetën, mes tyre pati edhe nga ata që e kontestuan fitoren e Enedës qysh në festivalin e fundvitit.

"Njerëzit janë lodhur nga këngët vajtuese, dramatike, britma!! Jetojmë në një kohë ku duam ritëm, meqë na kanë mbytur hallet e jetes, dhe duam relaks, kënaqësi, të harrojmë hallet!

Mjaft më me kengë depresive!!! U bëmë bajat jo për gjë... !!! Sikur na ka ngec disku në replay! Mirë kaq kisha. Shëndet për të gjithë", ka shkruar ajo. /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2016, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori