Pas më shumë se dy dekadash, ekipet angleze dhe spanjolle mbeten jashtë gjysmëfinales së Champions

Ligue 1 dhe Bundesliga kanë pushtuar Ligën e Kampionëve.

Katër skuadrat gjysmëfinaliste vijnë nga dy vende. Dy nga Gjermania, dy nga Franca.

Leipzig, Bayern Munich, Paris Saint Germain dhe Olympique Lyon do të luajnë në gjysmëfinalet e Lisbonës.

Leipzig përballet me PSG, kurse Bayern Munich me Olympique Lyon, duke lënë të hapur mundësinë që finalja t’i takojë vetëm një shteti.

Por, një statistikë më interesante vjen lidhur me Premierligën dhe La Ligën, për të vërtetuar edhe dominimin e Spanjës dhe Anglisë në vitet e fundit në futboll.

Është kjo hera e parë që nga viti 1995/96 që asnjë skuadër angleze ose spanjolle nuk paraqitet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Mbetet të shihet se si do të bëjnë Leipzig dhe Lyon si dy befasitë në këto gjysmëfinale.


Shtuar 15.08.2020 21:42