Linda Halimi kualifikohet në fazën tjetër të American Idol (FOTO LAJM)

Pas suksesit të fazës së parë, këngëtarja Linda Halimi e cila po merr pjesë në American Idol, nuk ka të ndalur.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Linda ka njoftuar të gjithë fansat e saj, se ka kaluar fazën tjetër të kompeticionit, ku është mbajtur mbrëmë. Nga 260 garues, këtë fazë e kanë kaluar vetëm disa prej tyre.

"Performanca ime e sotme nuk arriti të jetë në Tv! (Meqë ishim mbi 260 garues në Hollywood ) dhe vetëm 1 orë transmetim, (Unë kendova Who's Loving you-The Jackson 5) Eksperiencë tepër emocionale për mua, meqë gjithë salla u çua në këmbë. Mirepo e dini çfarë???
Une e kam kaluar edhe këtë fazeeeee.....

Dhe jam futur në fazën e grupeve për nesër... Andaj të shpresojmë që performanca ime me grup do të transmetohet nesër... ". /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2016, ora 09:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori