Linda Halimi do performojë në shtëpinë e Playboy
Pëlqej
Linda Halimi
Përmes rrjetit social Facebook, këngëtarja Linda Halimi njofton se do të performojë në shtëpinë e Playboy. Sipas saj, aty do të jenë pjesëmarrës edhe personalitete mjaft të njohur si Jay Z, Beyonce, Mariah Carey, Alicia Keys e shumë të tjerë.

Sipas njofrtimit të saj, bosi i revistave për meshkuj Hugh Heffner i ka kërkuar personalisht këngëtares që të këndojë në atë mbrëmje.

“Faleminderit z. Hefner që më keni kërkuar mua dhe është një nder i madh ta promovoj këngën time të re debutuese në ‘Mansion’ dhe jam e nderuar që do t’ju takoj së shpejti juve dhe familjen tuaj të bukur e të madhe të Playboy”, shkruan mes tjerash në postimin në faqen e Lindës në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2013, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori