Lily Allen ka njoftuar të enjten se do t’i rikthehet karrierës muzikore. Këngëtarja britanike, e cila lajmëroi “daljen në pension” në vitin 2010,
shkroi në Twitter se po punon në
studio së bashku me bashkëpunëtorin e saj
Greg Kurstin.
“Aktualisht po punoj në
studio me
Greg Kurstin. Nuk është ndonjë gjë e madhe, thjesht po provoj disa gjëra e më pas të shoh nëse më ngjisin”,
shkroi 27-vjeçarja, transmeton TCH.
Allen e la muzikën për tu përqendruar në hapjen e një dyqani veshjesh e më pas në jetën familjare. Britanikja ka një vajzë të vogël me bashkëshortin e saj Sam Cooper.
Lily Allen ka lançuar albumin e saj të fundit në vitin 2009 dhe koncertin e fundit live e ka realizuar në vitin 2010.
Shtuar më 23/06/2012,
ora 10:28