Lil Wayne i konfiskojnë shtëpinë
Pavarësisht suksesit e cila konvertohet në të ardhura mjaft të mira, e kundërta ka ndodhur me banesën e Lil Wayne, e cila është konfiskuar nga policia.

Reperi ishte futur në borxhe të shumta, aq sa policia hyri në veprim mëngjesin e së martës. Vila e tij që ndodhet në Miami Beach, është konfiskuar nga policia, që ka sekuestruar të gjitha objektet për shkak të një borxhi prej 2 milionë dollarësh që reperi i detyrohet një kompanie aeroplanësh.

Përpos shumës prej 2 milionë dollarësh që i detyrohet kompanisë, ai duhet të paguajë edhe një shumë prej 200 mijë dollarësh gjoba. /albeu.com/

Shtuar më 04/11/2015, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori