Lidhje me autorin e atentatit ndaj Ndojt, shoqërohet në polici Kejvina Kthella
Policia e Shtetit ka vënë në pranga Redian Rrajën, nipin e deputetit të PS për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj.

Në polici është shoqëruar edhe moderatorja Kejvina Kthella në lidhje me këtë atentat të ndodhur pak ditë më parë në Durrës.

Emri i modelës ka dal pas zbardhjes së përgjimeve të mesazheve dhe telefonatave me të arrestuarin, Redian Rraja.

Gjithashtu burime nga grupit hetimor e Policia e Shtetit kanë bërë me dije se modeles 24-vjeçare i është sekuestruar telefoni dhe pritet që nga ‘zbërthimi’ i tij të merren vesh të dhëna të tjera, në lidhje me lëvizjet që mund të ketë kryer 34-vjeçari Rraja ditët para atentatit, në momentin e ngjarjes dhe pas tij.

Mes Kejvinës dhe Redjanit të njohur ndryshe si “Dara” i Krujës ka komunikime të shpeshta, por nuk bëhet e qartë marrëdhënia që i lidh bashkë. /albeu.com/





Shtuar më 07/11/2019, ora 18:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori