Shqiptari trenton grabitjen e bankës në Athinë, ka të shtëna dhe të plagosur

Një ngjarje e rëndë ndodhi në mes të Athinës paraditen e sotme, ku një person tentoi të grabiste një bankë. Mediat greke bëjnë me dije se autori i dyshuar është një emigrant shqiptar, por nuk bëhet ende i ditur identiteti.

Ngjarja ndodhi në zonën Colonos të kryeqytetit grek dhe mësohet se një person është plagosur me në zonën e barkut, teksa tentativa për grabitjen e bankës ka dështuar.

Sipas informacioneve të para nga policia greke gjithçka ndodhi në orën 11.15 të mëngjesit, kur autoritetet morën një thirrje për një grabitje në një degë bankare në rrugën Achilleos. Pas shkuarjes së policisë, autori u largua me vrap, por policët e ndoqën dhe pas disa minutash arritën ta kapnin atë.

Megjithatë, gjatë arrestimit grabitësi i dyshuar edhe si një person me varësi nga droga ka sulmuar policët duke bërë që blutë të qëllojnë duke e plagosur në bark.

Burrin, që sipas disa raporteve është një narkoman, e kanë transportuar në spitalin “Evangelismos”. /albeu.com

 


Shtuar 1.08.2023 11:18