Liam në telefon i ka shkruar emrin Mileyt “gruaja” për një arsye të fortë
Nëse ishit kureshtarë të dinit se ç’bëhet me çiftin e të sapomartuarëve, Miley Cyrus dhe Liam Hemswroth, ky i fundit ka zbuluar jo pak në intervistën e tij të fundit.

I pyetur se si po shkojnë muajt e parë të martesës me “Miley Cyrus”, gjithë mirësjellje ai u kërkoi moderatorëve të “Live With Kelly and Ryan” të korrigjonin mbiemrin sepse tani, ajo nuk është më “Cyrus”.

Në fakt tani është “Miley Ray Hemssorth”! – ndërhyri ai duke thënë se e gjithë kjo histori ishte ideja e saj.

“Ajo sigurisht që do të njihet gjithmonë si Miley Cyrus, por mori mbiemrin tim, që është gjë shumë e mirë. Dhe kjo ishte gjëja më e bukur nga të gjitha. Unë s’i kërkova të merrte mbiemrin tim, ishte ajo që këmbënguli duke më thënë se sigurisht që do ta ndryshojë mbiemrin.

Ndërkohë që Miley mësohet me mbiemrin e ri, Liam ka një tjetër problem. Nuk mësohet dot me idenë se tani ajo është gruaja dhe jo më e dashura e tij.

"Javët e para ishin shumë të huaja për mua, nuk mësohesha dot më idenë "burrë dhe grua". Tani gjërat janë normalizuar. Për të më ndihmuar kujtesën, në telefon numrin e saj e kam shënuar thjesht 'gruaja'!".
Shtuar më 09/02/2019, ora 23:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori