Liam: Gerta, e vetmja që mund Françeskën
Liami i Big Brother
Liami e Françeska qëndrojnë në zonën e pishinë duke biseduar. Françeska shprehet se kjo javë ka kaluar shumë shpejt, e arsyeton se kur ka debate në shtëpi, koha kalon më shpejt.

Ajo tregon se Arbri i ka pohuar se ka frikë për nominimet e kësaj jave, por ajo arsyeton se Arbri duhet t’ia ketë thënë me tendencë pasi dhe po ta mendojë me të vërtetë, nuk do ta pohonte.

Liami shprehet se Arbri është orator, por përsërit vetveten dhe Françeska thotë se nuk i pëlqen fakti që Arbri vetëm flet e nuk i dëgjon të tjerët. Ajo shprehet se të gjithë kanë nga një të metë, e për veten thotë se flet me ton të lartë.

Ajo i tregon Liamit se Erioni i kishte thënë Gentës që po të dalin në nominim të dy, largohet Genta. Liami shprehet se Erioni i ka dhënë veten pozicion të mirë, e Françeska thotë se është e sigurt që është ndër personat që e kanë shijuar më së shumti këtë eksperiencë. Ajo shton dhe Liamin në kategorinë e saj, duke thënë se ata të dy janë të vetmit që kanë qeshur shumë në BB, ndërsa Ermalin e Gentën nuk i përfshin në këtë kategori. Liami shprehet se ata të dy dinë të mbajnë pozicionin e tyre, ndërsa si përgjigje ndaj Françeskës thotë se Erioni është tip i veçantë. Liami flet për Olën e tregon se ajo i ka thënë se e ka ndjekur nga jashtë dhe e pëlqente, ndërsa tani po thotë të kundërtën.

Françeska përgjigjet se Ola nuk është koherente, e Liami shton se nuk do t’i japë më vlera asaj. Françeska e këshillon: “Mos u merr me persona që nuk ia vlen”. Ajo shton se Erioni po bëhet aktiv, por tani është shumë vonë. Françeska mendon se personat që do të largohen janë: Tani, Ola, Edi, Graciano, Gerta, Erioni, ndërsa Genta ka mundësi të jetë në finale si pasojë e rëndësisë që ata i kanë dhënë. Liami shprehet se tashmë ata janë të gjithë të fituar për deri ku kanë arritur. Të dy ata shprehen se duan të jenë në finale, e madje të fitojnë për të përfituar dhe shumën e parave. Genta vjen pranë tyre dhe e pyet nëse Liami mendon me të vërtetë që Gerta do të jetë në finale e ai pohon, duke shpjeguar se ajo është e vetmja që mund të matet me Françeskën për oratori.
Shtuar më 20/04/2012, ora 11:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori