Letra e 23 vjeçarit: Bëra seks me të dashurën e xhaxhait, por s'jam i sigurt
“Po bëj seks me të dashurën e xhaxhait tim. Eksperienca është fantastike, por kam frikë se si do të përfundojë e gjithë kjo histori”.

Ky është fillimi i një letre të një 22-vjeçari drejtuar psikologes të “The Sun”, i cili i kërkon ndihmë se çfarë të bëjë.

Letra e plotë

Ai është vëllai i babait tim. Disa vite më parë, bashkëshortja u nda nga ai për tradhti, pasi zbuloi për këtë të dashurën.

Ai është 53 vjeç dhe partnerja e tij vetëm 37 vjeçe. Ishte ditëlindja e 21 e vajzës së tij, kur u organizua një festë me familjen e madhe në një hotel.

Ishte pak e çuditshme, se aty ndodhej edhe ish-gruaja dhe e dashura e xhaxhait. Në një moment, Dj vendos këngën e preferuar të xhaxhit e të ish-bashkëshortes dhe ata u bënë shumë sentimentalë e vallëzuan së bashku.

Kur e dashura e tij i pa, ajo vrapoi drejt meje dhe më ftoi për një vallëzim. Ajo dukej e mrekullueshme. Zakonisht e kam parë vetëm me uniformën e punës.

Dëshiroja ta afroja pranë meje, por ndjeja shikimet e familjarëve dhe u përmbajta. Pas kërcimit unë dola jashtë për një cigare dhe ajo më ndoqi pas. I thashë se dukej bukur dhe ajo u shpreh se kishte kohë pa marrë një kompliment.

Madje ajo më foli edhe rreth lidhjes së saj me xhaxhain tim, duke thënë se nuk ishte aq i dashur tani që po jetonin bashkë dhe se po e gënjen rreth divorcit të tij.

Vura re se ishte e mërzitur dhe e ftova te dhoma ime për të pirë diçka në privatësi. Ajo pranoi dhe sapo hymë në dhomë e putha. Nisa ta zhveshja dhe pashë se kishte një pirsing te kërthiza e një në gjoks.

Gjithmonë e mendoja si një femër të vjetër, por kur pashë dy pirsing dhe një zemër të vogël tatuazh, e shikova atë me një sy tjetër. Ajo ka një trup perfekt dhe seksi me të ishte super.

Atë natë kaluam rreth një orë bashkë dhe më pas ajo tha se do të ishte më mirë që të ktheheshim te festa. Pas asaj nate, takohemi rregullisht dhe bëjmë seks.

Ajo thotë se do të ndahet nga xhaxhai im, pasi ai nuk e vlerëson. E dua atë, por nuk jam i sigurt nëse mund të krijoj një marrëdhënie të mirë me të.

Përgjigja e psikologes:

Ka shumë pak shanse për një të ardhme bashkë, pavarësisht sa i mirë është seksi. Pyet veten nëse je i gatshëm për një lidhje serioze me të dhe a mund të zgjaste?

A je i lumtur që të jesh i dashuri i saj sekret, apo preferon që të kesh një të dashur që mund të dalësh lirshëm me të e tua prezantosh miqve?

Trego maturitet. Jepi fund kësaj lidhjeje përpara se të përfundosh në probleme.
Shtuar më 24/03/2019, ora 17:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori