“Letër burrit tim, që ndaloi se më dashuri përgjithnjë”
Pëlqej
S’do ta harroj kurrë atë që ndjeva kur të pashë për herë të parë në sy. Sa i bukur dukeshe! E di, e di që ta kam thënë shumë herë. Zot, sa ambicioz që ishe. Nuk dorëzoheshe kurrë, për ty gjithmonë kishte një rrugëdalje. Më bëre disa premtime që nuk e imagjoja kurrë se në fakt s’do të mundje dot t’i mbaje.

Jeta për ne qe shumë emocionuese. Dilnim netëve vonë, shijonim pushime ekzotike, unë ndihesha e dashururar dhe e dëshiruar. U martuam dhe bëmë dy fëmijë. Më pas gjithçka ndryshoi. Shumë shpejt kuptova se nuk isha më prioriteti yt dhe as nuk kisha për të qenë. Tani ti nuk ke më zellin e dikurshëm apo dëshirën për të jetuar me nxitim jetën, a thua se ishin ditët tona të fundit bashkë. Tani je fokusuar te gjërat e tua, vetëm ato të interesojnë. Gatuaj çdo ditë unë, të kam kërkuar shumë herë të më ndihmoshpor më kot. Në mbrëmje shtrihemi pranë njëri- tjetrit, secili në anën përkatëse të krevatit dhe mezi puthemi e prekemi. Kam ditë që nuk qaj më, lotët nuk do nxjerrin asgjë në dritë. E kam kuptuar këtë tashmë.

U ftohe tmerrësisht me mua pas ardhjes së fëmijës sëdytë. Unë dëshiroja vetëm disa ledhatime të vogla, të më sillje një gotë çaj në mëngjes, të më tregoje se unë isha e rëndësishme për ty, të shijonim kënaqësitë e vogla të jetës, sepse nuk kërkoj shumë, ti e di. Doja vetëm të jetoja e lumtur përkrah burrit që dikur u betova dhe m’u betua se do të ndanim jetën dhe botën bashkë. Nuk e di ç’dreqin nuk shkon, por ti inatosesh me mua sa herë nis dhe bëj plane për ne të katërt. Do vetëm të flesh. Të dy punojmë dhe fitojmë gati njësoj, por ti përsëri më trajton si inferiore. Kur dita jote ka mbaruar, e imja fillon sapo futem në shtëpi. Laj, gatuaj, bëj pazaret, detyrat e fëmijëve... Presioni shpesh është më i fuqishëm se unë. Më vjen të bërtas: “Ejjjjj ku është njeriu me të cilin u dashurova?”

Dhimbja është më e dukshme kur jemi në shoqërinë e çifteve që duhen shumë. Një prekje e lehtë në qafë që flet sa mijëra fjalë e vëllime, një puthje në sup që nxit brenda meje trishtim, sepse unë e di që ti s’do ta bësh diçka të tillë me mua. Kam nevojë për momente të tilla, momente që duhet të ushqejnë dashurinë dhe jo zemërimin tim ndaj burrit që dikur desha.

Miqtë e dinë që jam në një situatë të pashpresë ama kur u tregova prindërve, përgjigjja e tyre qe: “Zemër, ai punon shumë, ndaj mos i ushtro edhe ti presion.” Nuk u fola fare. JAM E FRIKËSUAR SEPSE FËMIJËT E MI PO RRITEN NË NJË BOTË KU MAMJA DUHET TË BËJË GJITHÇKA, FUNDJA PSE ËSHTË MAMA.

Jam kaq e trishtuar. Për ty. Për veten. Për fëmijët tanë. Për jetën që supozuam se do të kishim bashkë. Por nuk mund të qëndroj me ty vetëm për hir të fëmijëve, e di që thjesht do të zgjas e zgjas një agoni të padurueshme. Pata menduar gjithmonë se isha e pathyeshme, por e di që nëse vazhdoj kjo situatë do të më thyejë copë e çikë. Të lutem mos e lejo të ndodhë. ë lutem le t'i bashkojmë duart, të pranojmë humbjen dhe të largohemi si dy miq të mirë.”

Burimi:Woman Health
Shtuar më 13/07/2018, ora 23:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori