Leonora Jakupin dhe stilisti Valdrin Sahiti janë sërisht miq?
Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi është njëra prej femrave më të bukura në estradën tonë.

Kohëve të fundit përflitet mjaft shumë për këtë këngëtare edhe pse ajo shumë pak jep informata për jetën e saj private.

Ajo ishte në një miqësi mjaft të ngushtë me dizajnerin e modës Valdrin Sahiti.

Për çudinë e të gjithëve dyshja e njohur vitin e kaluar ndërpreu çdo lidhje me njëri-tjetrin duke hedhur dyshimet për një mosmarrëveshje mes tyre.

Prishja e marrëdhënies së tyre u përforcua edhe më shumë në momentin që Leonora nuk ishte pjesë e dasmës madhështore që Valdrini organizoi në Los Angelos, në shtator të vitit të kaluar.

Mirëpo me ardhjen në jetë të vajzës së stilistit të njohur Leonora ka vendor ta urojë nëpërmjet një postimi në Instastory.

Kjo foto sapo na tregoi se marrëdhënia mes dyshes së njohur është rregulluar dhe ata janë sërish miq. /albeu.com/
Shtuar më 11/04/2018, ora 13:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori