Leonora Jakupi tregon arsyen pse nuk është martuar akoma
Leonora Jakupi, këngëtarja e cila numëron shumë vite në skenë, asnjëherë nuk ka folur për jetën e saj personale

Nuk është bërë kurrë publike asgjë rreth mashkullit që Leonora ka në krahë. Në një intervistë për “Mirage” , gjatë dasmës së Labit , këngëtarja pranoi se kishte në plan të martohej së shpejti.

Por pse kjo dasmë ishte vonuar kaq shumë? Arsyen e ka zbuluar vetë Leonora së fundmi:

“Ajo që ndoshta më ka shtyrë që të mos e marr këtë vendim tash e sa kohë, ka qenë pikërisht ajo lidhja shumë e fortë dhe e ngushtë me familjen time. Gjithmonë kam pasur frikën se nëse martohem largohem prej mamit, prej vëllait, prej motrës.

Po më duket sikur ndryshoj jetë, sikur po bëhem njeri tjetër. Kam menduar dhe vazhdoj të mendoj që ata kanë ende nevojë për mua”
/albeu.com/
Shtuar më 14/11/2017, ora 12:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori