Leonora Jakupi feston sot ditëlindjen. E dini sa vite mbush?! (FOTO LAJM)

Këngëtarja e mirënjohur Leonora Jakupi është ajo që çdo herë arrin të mahnit publikun shqiptar me zërin edhe bukurin e saj. Por sot për të është një ditë e veçantë.

Leonora sot feston ditëlindjen e saj të 39-të, megjithëse vitet për të janë vetëm numra dhe asgjë nuk ka ndryshuar në pamjen e saj fizike.

Bukuroshja tashmë ka marrë edhe urimet e para prej miqve, familjarëve dhe fansat të shumtë që i ka anembanë trojeve shqiptare dhe më gjerë.

Në njërin prej imazheve të publikuar në llogarinë personale të Instagramit, këngëtarja shihet duke fryrë qirinjtë, derisa në tjetrin shihet me një trëndafil të kuq, për të cilin mbetet enigmë se kush mund t’ia ketë dërguar. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2018, ora 11:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori