Leonora Jakupi bën bamirësi në këtë muaj të shenjtë Ramazani (FOTO LAJM)

Leonora Jakupi është një nga këngëtaret e cila është e njohur për nismat e saj të shpeshta në të mirë të komunitetit.

Por këtë muaj të shenjtë Ramazani duket se dëshira për të bërë mirë rritet dhe më shumë. Ditën e sotme këngëtarja e ka kaluar më ndryshe se zakonisht , duke qenë pranë njerëzve në nevojë.

Ajo është bërë pjesë e një iniciative duke i ndihmuar familjet në zona të thella rurale bashkë me hoxhën Berat Shatri i cili në fakt e ka bërë këngëtaren pjesë të këtij aktiviteti.

Nisma të tilla duhet ndiqen pa dyshim edhe nga fytyra tjera publike teksa Leonora meriton përgëzimet më të mëdha për këtë gjest të radhës. /albeu.com/
Shtuar më 23/06/2017, ora 14:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori