Leonardo DiCaprio sulmohet nga një peshkaqen gjatë xhirimeve
Jeta prej aktori nuk është aq e bukur sa duket. Vështërsitë në skena të rrezikshme janë të mëdha. Për vështirësi në aktrim ka treguar aktori hollivudian Leonardo DiCaprio

Në një intervistë tek Ellen DeGeneres, ai ka treguar se si e ka sulmuar peshkaqeni në Cape Toën kur ishte në pushim pas xhirimeve të filmit “Diamantet e përgjakur”.

“Më përpara jam frikuar shumë nga peshkaqenët, por gjatë xhirimit të filmit “Diamantet e përgjakur”, kam pasur një skenë ku kam qëndruar në një kafaz afër një peshkaqeni.” Ndërsa ka shtuar edhe momentin e vështirë kur njëri nga peshkaqenët ka tentuar të futet në kafazin ku ndodhej DiCaprio.
“Më pas nga cepi e kafazit ka kaluar një tun, dhe peshkaqeni është sulur për ta ngrënë dhe gati sa nuk ka hyrë në kafazin tim. Trupin e kishte gjysmë brenda e gjysmë jashtë kafazit, ndërsa unë jam ngjitur për qoshe, dhe sigurisht kisha shumë frikë pasi isha afër shumë, me pak se gjysmë metër, por mbijetova. Më pas më thanë se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë gjatë 30 vjetëve, por më ndodhi mua”, ka shpjeguar Leonardo DiCaprio. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2014, ora 14:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori