Lekët e dasmës ministri Veliaj i jep për bamirësi, Ajola e mbështet
Pëlqej
Dasma e shumë debatuar e ministrit Erion Veliaj sa i takon shpenzimeve, tashmë po merr një tjetër rrjedhë. Ai së bashku me bashkëshorten e tij Ajola, kanë vendosur që lekët e dasmës ti dhurojnë për fëmijët dhe të moshuarit në qytetin e Gjirokastrës.

Duket se ky xhest i ndjerë i tij është aprovuar nga Ajola, ndërsa ende nuk bëhet me dije se sa është konkretisht shuma që do të dhurohet. Paratë që të ftuarit e shumtë hodhën në dasmë, ministri i Rinisë dhe Mirëqënies Sociale ka vendosur t’i japë për bamirësi.

Burime pranë ministrisë bëjnë me dije për “Bluetooth” që prej së hënës, do të nisin edhe procedurat për transfertën e këtyre të ardhurave. Paratë do të shkojnë në strehën e fëmijëve dhe atë të të moshuarve në qytetin e Gjirokastrës. /albeu.com/

Shtuar më 13/09/2014, ora 12:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori