Lek me tufa dhe makina luksi, si po tërbojnë Instagramin fëmijët e pasur shqiptarë

Rrjetit të llogarive të “Fëmijëve të Pasur” në Instagram i është shtuar prej kohësh edhe një tjetër, ajo e “Fëmijëve të Pasur të Shqipërisë”, ose ndryshe “The Rich Kids of Albania” për të cilën shkruajnë shpesh edhe mediat ndërkombëtare.

“Fotot e publikuara në “The Rich Kids of Albania” mjaftojnë për t’ju bërë të qani mbi drekën tuaj të përgatitur në shtëpi,” shkruan gazeta britanike.

Fëmijët e pasur të Shqipërisë kanë gjetur mënyra kreative për t’u mburrur me paratë; duke i përhapur në kroskotin e super-makinave të tyre apo duke mbushur vaskat.

Në këtë llogari në Instagram gjenden shumë foto të cilat duket sikur nuk janë realizuar nga shqiptarë apo në Shqipëri, megjithatë në shumë prej tyre dallohen edhe simbole apo objekte e ndërtesa ku provohet se janë shqiptarë. /albeu.com/
Shtuar më 22/12/2018, ora 23:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori