Parashikimi i motit për ditën e fundit të pranverës, 31 maj 2023

Sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët dhe alternime vranësirash të pakta kalimtare.

Duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale të herëpashershme me diell.

Në relievet kodrinore – malore pas orëve të mesditës vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në pjesën tjetër të territorit reshjet do të jenë me intenistet të ulët dhe afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtesi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen
në zonat malore 11 deri 24°C
në zonat e ulëta 14 deri 27°C
në zonat bregdetare 16 deri 27 °C

/albeu.com/ 


Shtuar 31.05.2023 07:14

Tags: