Ledri Vula ka shkëputur bashkëpunimin me menaxherin
Faton Shoshi, teksa tani reperi ka vendosur që të vazhdojë rrugën si artist i pavarur.
Burime të
lajmi.net, marrin vesh se
dyshja nuk janë duke bashkëpunuar, rrjedhimisht kuptohet se Fatoni më nuk menaxhon datat dhe çdo gjë tjetër rreth karrierës së Ledrit.
Lajmi.net ka tentuar të kontaktojë me
Faton Shoshin për të marrë një koment nga ai, por nuk ka qenë i qatshëm.
Megjithatë, duket se
dyshja i kanë ruajtur raportet që kishin mes vete. Kjo së paku bazuar në rrjetin social Instagram, ku shihet se ata ndjekin ende njëri-tjetrin.
Shtuar më 22/11/2019,
ora 22:15