E kishte bërë të vetën zonën e plazhit në Durrës, 53-vjeçarit i sekuestrohen 20 shezlonge

Një person, i identifikuar si një 53-vjeçar me iniciale Ll.M është vënë nën hetim, ndërsa i janë sekuestruar 20 shezlonge dhe çadra pasi kishte zënë hapsirën publike pa leje.

Në kuadër të operacionit “Bregdeti i lirë” u lirua hapësira publike në vijën bregdetare, në lagjen nr. 13.

“Si rezultat i kontrolleve, u konstatua dhe u bë lirimi i hapësirës publike, në bregdet, në lagjen nr. 13, duke hequr 20 komplete me çadra dhe shezlongë që ishin vendosur pa lejen përkatëse. Në përfundim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin Ll. M., 54 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës,” njoftoi policia.


Shtuar 23.07.2022 17:48