Ledri Vula injoron keq Encën: Kurrë nuk do të bëja… (FOTO LAJM)

Ledri Vula është ftuar në emisionin “Mo si fol Shoferit” nën drejtimin e Rudina Dembacaj.

Gjatë intervistës reperi ka folur mbi sukseset e fundit, videoklipet si dhe planet për të ardhmen.

I pyetur nga Rudina, të përshkruajë vetëm me një fjalë kolegët e tij, ai për të gjithë ka dhënë nga 1 epitet, përveçse për Encën.
Teksa Dafinën e quajti të talentuar, Elvanën mbretëreshë dhe Era Istrefin zërin e tij të preferuar, kur u përmend emri i Encës ai u step dhe tha se për të nuk ka ndonjë përcaktim.

Edhe pse komenti i tij u la me aq, kur u pyet se me kë nuk do të kishte kurrë një bashkëpunim, pa u menduar aspak ka përsëritur emrin e saj.

“Të them të drejtën me Encën nuk do të bëja kurrë duet. Nuk na përshtatet asgjë, stili, rryma. Me Tunën kam patur, me Erën po, por me të nuk na përputhet asgjë.” – tregoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 10/06/2017, ora 15:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori