Zjarr në një shkollë të Mallakastrës, detajet e para të ngjarjes

Një zjarr ka rënë ditën e sotme në shkollën “Hajredin Fratari” në Fratar të Mallakastrës.

Në momentin e zjarrit nuk ka pasur nxënës në shkollë, teksa dyshohet se ngjarja ndodhi për shkaqe aksidentale.

Njoftimi:

Në datë 15.05.2023, rreth orës 15:45, në shkollën “Hajredin Fratari” në fshatin Fratar ka rënë zjarr.

Gjatë kohës që ka rënë zjarri, nuk ka pasur nxënës në shkollë.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

 


Shtuar 15.05.2023 16:22