Ledri gati për t’u bërë baba, jep deklaratën e papritur
Artisti i skenës sonë, Ledri Vula kohëve të fundit nuk është se po bën ndonjë lajm sa i përket jetës private, por ai duket se e ka "në cevë" të bëhet baba. Të paktën kështu deklarohet në intervistë.

Stafi i emisionit "Sonte" ishte i ftuar në qytetin e Gjakovës, në MTLK Club ku atje performoi Ledri.

E intervista që u realizua bashkë me artistin dhe Dj e tij GramoF nxori shumë lajme.

Ai përveç që zbuloi bashkëpunimin e radhës me Ermal Fejzullahun i cili do të vijë shumë shpejt, Ledri dha edhe një deklaratë të papritur.

Përderisa GramoF foli rreth të qenurit baba, reagoi Ledri duke thënë se "tu e pa kto sa i lumtur bëhet me djalë ma ka shti n’qef edhe mu".
Shtuar më 16/07/2019, ora 14:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori