Ledioni nuk do t’a prezantojë BB, por sapo tregoi emisionin e ri
Siç e dini tashmë, fill pasi u lançua klipi i “Big Brother VIP”, njerëzit nisën me aludimet se do të ishte Ledion Liço ai që do t’i besohej prezantimi i reality show-t. Megjithatë konfirmohet Ledioni është autor i programit, ndërsa Luana Vjollca është prezantuesja e emisionit të ri.

Si për t’i vënë vulën këtij muhabeti, Ledioni pohoi i ftuar në #ThuajeMePepsi se nuk do ta prezantojë “Big Brother VIP”. Në planet e tij të moderimit është “The Voice” dhe “The Voice Kids”, programi që zbulon talentet e vegjël dhe të mëdhenj dhe merret me rrugëtimin e tyre drejt muzikës. “Viti është i gjatë. Mbase edhe prezantoj ndonjë program tjetër në të ardhmen”, shtoi ai shkruan anabel.

Ndër të tjera, moderatori foli edhe për rrjetet sociale, ku mungon prej muajsh. Me përjashtim të dasmës me Sara Hoxhën, Ledioni rezultonte “i zhdukur” prej kohësh.

“Kurrë mos thuaj kurrë, por nuk e di në do t’i rikthehem rrjeteve sociale. Dua të kem qetësinë time dhe po e shijoj këtë kohë. Mbase edhe nuk e hap sërish Instagram-in dhe Facebook-un.”
Shtuar më 03/09/2018, ora 22:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori