Dhjetra vrasje pa autor, Çuçi përgëzon policinë pas krimit të dyfishtë në Tiranë

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar pas arrestimit të Arsen Muskurtit, i cili vrau me armë vëllain e tij Dritan Muskurti dhe kunatën Nora Muskurti.

Përmes një postimi në Facebook, Çuçi përgëzon policinë e Tiranës për arrestimin në kohë rekord të autorit të krimit të dyfishtë.

Më tej Çuçi shkruan se policia është e vendosur të godasë krimin dhe të krijojë siguri për qytetarët.

Por kujtojmë se me dhjetëra vrasje të ndodhura gjatë javëve të fundit në vend kanë mbetur pa autor.

Postimi i Çuçit:

Përgëzime Policisë së Tiranës që në kohë rekord arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë me dy jetë të humbura. Të vendosur për të goditur krimin, me bindjen se vetëm kështu krijojmë siguri për shoqërinë dhe nuk vëmë në rrezik të ardhmen tonë./albeu.com/