Pas ofendimeve dhe kërcënimeve, Stresi i shkon në shtëpi Cllevios, pajtohen miqtë e vjetër (VIDEO)

Çdo gjë ka mbetur në të kaluarën tashmë. Pasi bëri paqe me Noizyn, Cllevio ka sheshuar gjërat edhe me Stresin.

Dy shokët e shumë viteve që prishën marrëdhëniet kohët e fundit pas sherrit të bujshëm ku Stresi mbajti anën e Noizyt janë bërë sërish miq. Madje, ditën e sotme reperi vizitoi Cllevion në shtëpinë e tij.

Ai ishte live në Instagram kur Stresi mbërriti duke i sjellë edhe një çantë, në të cilën nuk zbuluan se çfarë kishte. Ata shkëmbyen batuta dhe u ulën të bisedonin sikur mos të kishte ndodhur asgjë.

Pasi doli nga burgu në një video Cllevio tregon grafitin që ka në shtëpinë e tij duke thënë se së shpejti do shkruaj edhe emrat e shokëve të tij, përveç Stresit. “Të gjithë çunat që janë si familje do i shkruaj te muri, përveç Arkimedit.”-thotë ai gjatë videos. Pas kësaj erdhi edhe reagimi i Stresit i cili shkroi në rrjetet sociale: “Jo se më han mua r*ku për këta tipa, unë i konsumoj ata si Khalifa”, duke mos përmendur emra.

Nga ana tjetër, Cllevio nuk u kursye ndaj tij duke e quajtur “b***q** dhe legen”, ndërsa theksoi se “nuk e fal Arkimedin”. “Arkimedi mua më ha k***n, më ha k***n. Nuk ma hedh dot shtëpinë në erë Arkimedi mua. O Arkimed k…. e kam me ty unë personalisht. Unë s’vij dot tek shtëpia jote të hedh në erë nënën time dhe dajën, se i thërras “dajë” unë, e di ti. Nuk ma kap imagjinata ta bëj këtë muhabet shoqëror se e di që prekesh t’i të të them do ta hedh shtëpinë në erë, se prekesh. Më the b***q**, më the legen, më the ta them në mënyrë shoqërore, the dhe unë dakord. Nuk them gjë unë se më the b***q**, apo legen, por unë nuk jam as b***q**, dhe as legen. Unë jam gango, ti je b***q**, ti je legen. Seriozisht, seriozisht jo muhabete kështu. Tani, shtëpinë në erë që ke thënë ti aty, s’ta fal unë këtë muhabet. Nuk ta fal. Unë s’ta hedh shtëpinë në erë kurrë, ti e di pse e bën, e di unë Arkimedi“, tha Cllevio.

Edhe pse ishte mik me Cllevion, Stresi mbajti anën e Noizyt në sherrin e tyre. Ai u shpreh se këtë situatë ia kishte parashikuar, që pas sharjeve të mikut të tij disa kohë më parë kundrejtë familjes së Noizyt. “Ca ka*in doni me tregu live. Ju ta hani mu*tin, ju të live-it. Klevio ka bo çfarë ka merituar e dinë edhe vetë Klevio, se ja kam parashikuar meqë doni me ditë. Se më keni çuar 8000 mesazhe. Nuk mbroj kërkënd unë kur i shahet motra. Kam hy tri herë me i mbyll këto muhabete. Nuk është Klevioli i vetmi shokë i imi që goditet. Është i dyti, edhe pse, se s’më ka dëgjuar mua. Unë i kam lutë, mos e vëlla mos ia shaj motrën kërkujë. Leni budallaqet. Rrini të qetë, mos u bini njerëzve në qafë. Mundohuni me i harru disa gjëra,”-u shpreh Stresi asokohe.