Zyrtarisht dimër, parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb: Shqipëria vijon nën dominimin e një sistemi të fuqishëm  vranësirash  gjatë gjithë 24 orëshit duke sjellë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit dhe dëborë në zonën malore, sasi më të konsiderushme të reshjeve do  ketë zona veriore dhe qëndrore. Këto kushte atmsoferike mbeten deri mëngjesin e së hënës.

Temperaturat e ajrit ulen sërisht ndjeshëm në mëngjes POR në mesditë  duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 15 °C.

Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det duke arritur shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgë 5  ballë.

Kosova

Dita nis me vranësira POR duke ju afruar mesditës do ketë reshje shiu por më pak dëborë, në gjysmën jugore të Kosovës duke lënë veriun me kthjellime dhe vranësira kalimtare. POR pjesa e dytë e ditës shton intesitetin e reshjeve në të gjithë republikën e kosovës, situatë e cila mbetet deri mëngjesin pasardhës.

Maqedonia e Veriut

Oret e para te dites do te jete me kthjellime dhe vranesira te shpeshta ne Maqedonin e Veriut. POR gjate mesdites dhe pasdites pritet qe vranesirat te pesojne zhvillim duke sjell shira, KU here pas here rreshjet do te jene dhe ne form rrebeshi. Gjatë natës shfaqen sërisht reshjet e dëborës./albeu.com/


Shtuar 4.12.2021 08:16