Ledion Liço: Mbyllesha në dhomë dhe qaja se më tallnin
Të gjithë kemi kaluar një moment të vështirë në jetën tonë, të cilin shpesh vendosim ta tregojmë pas shumë kohësh.

Moderatori Ledion Liҫo foli për jetën e tij gjatë kohës që sapo kishte ardhur në Tiranë nga Erseka, kur ai ishte në klasë të pestë.

Ledioni tregoi në emisionin “Pop Culture” se është përballur edhe me fenomenin e bullizmit dhe se kishte probleme me dialektin.

Ai shpjegoi se shpesh herë mbyllej në dhomë dhe qante.

“Flisja me dialekt dhe të gjithë njerëzit qeshnin dhe talleshin”, u shpreh Ledioni.

Liço shprehej se ia doli duke i thënë vetes:

“Nuk ke lindur për të qenë si të tjerët, por që të jesh i veçantë”.

Liço tregoi edhe për një përplasje të ndodhur në gjimnaz, kur një djalë më i madh në moshë e kishte goditur në fytyrë. Reagimi i Ledionit? I kishte ngrënë gishtin e vogël.

“Nuk kisha forcë tjetër…Megjithatë e kuptova se dhuna nuk ishte zgjidhja”, u shpreh. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2018, ora 10:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori