Ledion Liço e thotë troç: Renisin dhe Sandrin, nuk i doja në The Voice
Moderatori i njohur shqiptar Ledion Liço është prej kohësh në një marrëdhënie me aksioneren e "Top Channel" Sara Hoxha dhe së bashku, ata janë bërë prindër të një djali të vogël. Ai së fundmi drejtoi “The Voice kids”.

Moderatori Ledion Liço shprehet se pjesa më e vështirë e spektaklit ishte përzgjedhja e trajnerëve. Madje, Liço pranoi se sapo iu propozua idea e karriges dyshe mes Renisit dhe Aleksandër Gjokës menjeherë kundërshtoi.

“Aleksandri dhe Renisi, ta themi, nuk ka qenë zgjedhja jonë e parë. Propozimin për ta e bëri drejtori ynë artistik Alban Male. Sapo Albani ma propozoi, unë thashë menjëherë “Jo” sepse Sandër Gjoka nuk ka bërë asnjëherë television, kështu që ishte e kuptueshme” – u shpreh Ledioni.

Edhe përse idea nuk i pëlqente, u ra dakort që Albani të zhvillonte një takim me Renisin dhe ALkesandrin. /albeu.com/
Shtuar më 28/04/2018, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori